Japoni, shembet diga e Fukushimas

11/03/2011 17:45

Një digë e prefekturës së Fukushimës është shembur, duke lejuar që uji të përmbysë dhjetra shtëpi.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kyodo, edhe pse nuk janë ende të qarta pasojat.

Jemi të frikësuar që numri i viktimave të jetë shumë më i lartë se bilanci zyrtar që është 110 të vdekur, ndërkohë që dihet se një anije me 100 persona në bord është përmbysur nga tsunami dhe një tren është zhdukur.

Rreth 200-300 kufoma janë gjetur në Sendai, në ishullin e Honshu.

Top Channel