Japoni, Obama: Një fatkeqësi e madhe

11/03/2011 21:40

“Tërmeti në Japoni përfaqëson një fatkeqësi shumë e madhe”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se ka folur me kryeministrin japonez Naoto Kan dhe se i ka shprehur ngushëllimet dhe ofruar ndihmë.

“E kam zemrën e thyer nga kjo tragjedi e madhe”, ka theksuar Obama, duke deklaruar se “kur shikon atë që ka ndodhur në Japoni të vjen në mend, pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë, se njerëzimi është një i vetëm”, theksoi Obama.

Top Channel