Japoni, tërmet 6.6 ballë në perëndim

11/03/2011 21:45

Lëkundje tërmeti edhe në pjesën perëndimore të Japonisë.

Në orën 03.59 lokale (19.39 me orën shqiptare) është regjistruar një tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Niigata.

Sipas agjensisë meteorologjike japoneze, epiqendra është në 10 kilometra thellësi.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka vendosur të dërgojë në Japoni një tjetër aeroplanmbajtës për të ndihmuar viktimat e tërmetit.

Top Channel