Japoni, 215 mijë të shpërngulur

12/03/2011 08:00

215 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre në zonat më të dëmtuara të Japonisë, nga frika se tërmetet e tjera mund të shkaktojnë tsunami të rinj apo si pasojë e dëmtimit strukturor të banesave ku jetojnë.

Ndërkohë, një operacion gjigant kërkim shpërthimi ka nisur në zonat e goditura një ditë më parë prej tërmetit të shtatë më të fuqishëm të njohur në historinë e njerëzimit.

Sipas mediave ndërkombëtare, mbetet veçanërisht shqetësuese situata në centralin bërthamor të Fukujamës, ku dëmtimet në reaktor ende nuk janë riparuar.

Autoritetet shpallën pak pas tërmetit gjendjen e emergjencës në të pestë centralët bërthamorë të vendit, por në Fukujama sistemi i ftohjes së reaktorit është dëmtuar.

Sipas analistëve, mbinxehja mund të shkaktojë shpërthimin e reaktorit, diçka që ka ndodhur edhe më parë në Çernobil në vitin 1986.

Pavarësisht tsunamit dhjetë metra dhe forcës së tërmetit, dëmet janë të vogla në krahasim me forcën e tërmetit, duke nënvizuar edhe një herë aftësitë e shkëlqyera inxhinjerike të Japonisë.

Aktualisht, bilanci zyrtar i viktimave është mbi 1 000 persona dhe ai mund të rritet, por përsëri do të mbetet shumë larg tërmetit më vdekjeprurës së historisë, atij të 27 qershorit 1976 në provincën Tangshan në Kinë, ku 650 mijë njerëz u vranë.

Në vitin 2009, mbi 200 mijë persona mbetën të vrarë kur një tërmet 1 000 herë më pak i fuqishëm në intensiet goditi Haitin.

Top Channel