Peshkopi, digjen 3 hektarë pemë frutore

12/03/2011 10:55

Tre hektarë pemë frutore janë djegur në fshatin Dohoshisht të Peshkopisë.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, zjarri ra dhe u përhap me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.

Të njëjtat burime shtojnë se shkaqet e zjarrin nuk dihen, por nënvizojnë se dëmet e tij kanë qenë të mëdha. Mbi ngjarjen po heton policia.

Top Channel