Efektet e para të dialogut Prishtinë-Beograd do të jenë politike, në mënyrë që Serbisë t’i sigurohet statusi i vendit kandidat për në BE, ndërsa për Kosovën situata do të mbetet e komplikuar për shkak të refuzimit për ta njohur nga 5 vendet e unionit.

Kështu bën të ditur e përditshmja kosovare “Zëri”, e cila duke iu referuar burimeve ndërkombëtare shkruan se, një lëshim i mundshëm nga Serbia do t’i mundësonte presidentit Tadic sigurimin e një mandati tjetër në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas burimeve, faktori ndërkombëtar dëshiron të shohë një Serbi të orientuar drejt BE-së dhe jo të udhëhequr nga Moska, sic do të ndodhte nëse në pushtet do të ktheheshin forcat e vjetra politike.

Nga ana tjetër, përfitimet e mundshme të Kosovës nga faza e parë e dialogut vlerësohet të jenë zgjidhja e disa cështjeve si transporti, tregtia dhe lejimi i qarkullimit të targave kosovare në Serbi.

Top Channel