Japoni, kufizime energjie deri në fund të prillit

13/03/2011 15:45

Kryeministri japonez, Naoto Kan njoftoi se për shkak të tërmetit dhe të shpërthimit në centralin bërthamor, Fukushima 1 vendi do të vuajë mungesën e pjesëshme të energjisë elektrike, deri në fund të muajit prill.

Kryeministri japonez saktësoi se kufizimet do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Tokio.

Ndërkohë, ambasada franceze në Japoni, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të lënë vendin aziatik nga rreziqet që lidhen pas tërmetit, por edhe nga mundësia e një prekjes prej rrezatimit bërthamor.

Top Channel