Japoni, policia: 5 mijë të vdekur

14/03/2011 09:55

Janë të paktën 5 mijë viktimat e tsunamit që kanë goditur verilindjen e Japonisë, sipas bilancit të policisë japoneze.

Vetëm në prefekturën e Miyagi, një prej më të prekurave të tsunamit, trupat e ndihmës së shpejt kanë rigjetur sot rreth 2 mijë kufoma.

Ndërkohë emergjenca ka përfunduar për dy reaktorë të centralit bërthamor të Fukushimës të dëmtuar nga tërmeti, thekson Tepco, shoqëria që drejton impiantet.

Top Channel