Rusia: Japoni, situata mund të jetë dramatike

14/03/2011 21:30

Një burim i besueshëm i shërbimit diplomatik rus deklaroi për Agjensinë Ruse të Lajmeve, “Interfax”, se situata në Japoni mund të jetë shumë më dramatike nga ajo që raportohet.

”Është e mundur që situata të jetë tepër e rëndë, por japonezët po e mbajnë të fshehtë për të mos shkaktuar një panik në masë”, deklaroi burimi.

Sipas tij, Kremlini është duke pritur një raport zyrtar nga ana e Tokios, për t’i shpjeguar se çfarë po ndodh me të vërtetë, përpara se të autorizojë dërgimin e një grupi ekspertësh për asistimin e ekspertëve nuklearë japonezë.

Top Channel