Japoni, pezullohet kampionati i futbollit

15/03/2011 10:55

J-League, kampionati japonez i futbollit, është pezulluar për shkak të tërmetit dhe cunamit që goditi vendin aziatik javën e kaluar.

Klubet e kategorisë së parë dhe të dytë kanë thirrur një mbledhje emergjence ditën e djeshme për të anulluar ndeshjet që do të luheshin më 2 dhe 3 prill.

“Kemi vendosur pezullimin e kampionatit për momentin dhe nuk dimë ende se kur do të rifillojmë të luajmë”, u shpreh një nga presidentët e klubeve.

Top Channel