Japoni, bilanc tragjik, 6 mijë të vdekur

15/03/2011 14:15

Policia japoneze ka deklaruar se deri tani janë 2.475 të vdekurit e konfirmuar nga tërmeti dhe tsunami i së premtes, ndërkohë që të humbur rezultojnë 3.611 persona.

Shifra është ende provizore, duke qenë se shkatërrimi i shkaktuar nga tsunami bën që bilanci të arrijë në disa dhjetra mijëra viktima.

Policia druhet se mijëra të mbijetuar nga tragjedia e dyfishtë nuk janë arritur ende nga skuadrat e shpëtimit.

Ndërkohë, rreth 1.300 persona që ditën e djeshme kishin mbetur të bllokuar në ishullin e Oshimës, sot janë shpëtuar nga trupat ushtarake.

Por problemi më i madh që i kanoset Japonisë është radioaktiviteti që po lëshojnë reaktorët bërthamorë të impiantit Fukushima.

Kryeministri Naoto Kan ka deklaruar se rreziku nga rrjedhjet radioaktive është shumë i lartë dhe u ka bërë thirrje banorëve që jetojnë 20 ose 30 kilometra larg impiantit që të mos dalin nga shtëpitë.

Top Channel