Japoni, nivele radiacioni edhe në Tokio

15/03/2011 15:25

Nivele të ulta radiacioni janë regjistruar në kryeqytetin japonez të Tokios, bënë të ditur autoritetet amerikane të një baze të ndodhur në jugun e kryeqytetit japonez.

Zyrtarët e bazës së Yokosukës bënë të ditur se personelit të bazës dhe familjarëve i është kërkuar të marrin masa mbrojtëse, pas regjistrimit të niveleve të ulta të radioaktivitetit, ende të padëmshme për shëndetin.

Me 13 milion banorë, Tokio është qëndra më e madhe e banuar në Japoni dhe centrali bërthamor i Fukushimës, ku edhe shpërthimet kanë ndodhur, ndodhet afër.

Ndërkohë, pasagjerët e mbërritur nga Japonia po i nënshtrohet testimit me pajisjet që dallojnë radioaktivitetin, në mbërritjen e tyre në aeroportet europiane.

Top Channel