Lëkundje të reja në Japoni, dëmi 180 mld $

15/03/2011 16:05

Dy tronditje të forta, mbi 6 të shkallës rihter, goditën Japoninë një orë më parë, lajmëruan mediat ndërkombëtare.

Lëkundjet e tokës, përkatësisht 6,2 dhe 6 të shkallës rihter, tronditën ishullin në një diferencë prej tre minutash dhe secila zgjati disa sekonda.

Për disa minuta, u krijua panik për mundësinë e ndonjë tsunami të ri. Ndërkohë, BBC publikoi bilancin paraprak të dëmeve ekonomike, të vlerësuara me 180 miliardë dollarë.

Kjo është e barazvlefshme me 3% të prodhimit të brendshëm bruto të Japonisë (PPB apo GDP në anglisht) dhe rrezikon të zhysë në kolaps ekonominë, e cila duhet të përballej me një borxh publik prej 200% përpara katastrofës.

Top Channel