Kriza japoneze, çfarë di realisht SHBA?

16/03/2011 19:50

Dyshimi se Shtetet e Bashkuara Amerikane dinë më shumë nga sa deklarojnë rreth krizës bërthamore japoneze është forcuar nga deklaratat e Uashingtonit sot në media.

Brenda disa orëve, tre udhëzime të ndryshme i kanë mbërritur shtetasve amerikanë në Japoni, duke krijuar këtë dyshim të fortë.

Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë u shpreh në një linjë me Tokion zyrtare, duke këshilluar largimin nga një perimetër prej 30 kilometrash nga centrali atomik i Fukushimës.

Mëngjesin e sotëm, Uashingtoni deklaroi se perimetri i sigurisë për shtetasit amerikanë është 50 kilometra dhe gjatë pasdites e rriti në 80 kilometra.

Ndonëse kriza bërthamore në Japoni duket se po përshkallëzohet ora orës, qeveria japoneze vazhdon të këmbëngulë se banorët e ndodhur 30 km larg Fukushimës nuk kanë asnjë kërcënim për shëndetin.

Top Channel