BE: Reaktori bërthamor jashtë kontrollit

16/03/2011 20:45

Shefi i energjisë bërthamore në Europë paralajmëroi gjatë pasdites se gjendja në reaktorin bërthamor në Japoni ka dalë jashtë kontrollit.

Megjithatë, komisioneri i energjisë së BE-së, Guenther Oettinger, theksoi se nuk ka arritur në këtë përfundim si rezultat i ndonjë informacioni të privilegjuar që disponon.

”Reaktori bërthamor është efektivisht jashtë kontrollit, me sistemet e ftohjes që nuk punojnë. Si rrjedhojë, jemi midis një gjendje që është midis një situate tepër serioze dhe një katastrofe”, deklaroi Oettinger.

”Nuk ka ende një arsye për panik, por me 35 milion banorë, Tokio është metropoli më i madh në botë, kështu që situata është shumë serioze”.

Top Channel