Japoni, 4 312 të vdekur, 8 606 të zhdukur

16/03/2011 21:15

Bilanci tragjik i tërmetit dhe tsunamit që goditi Japoninë në datën 11 mars është për momentin 4 312 të vdekur dhe 8 606 të zhdukur, konfirmoi Agjensia e Lajmeve “Kyodo” gjatë mbrëmjes.

Sipas raportit mësohet se në zonat kryesore ku kanë ndodhur fatkeqësitë, në provincat e Iuates, Mijagit dhe Fukushimës, policia ka filluar të publikojë identitetin dhe moshën e personave të vdekur, trupat e të cilëve janë zbuluar nëpërmjet sendeve vetjake që mbanin në momentin e tragjedisë.

Lajmi duket se konfirmon besimin e mëparshëm se bilanci përfundimtar i tërmetit më të fortë të njohur që ka tronditur ndonjëherë Japoninë do të ndalet në rreth 10 mijë persona.

Top Channel