Digjen pyjet për guroret

17/03/2011 13:50

Hapja e zonave të reja për nxjerrjen e gurëve në guroret e Urës Vajgurore bëhet me anë të zjarreve.

Për këtë arsye sipërfaqe të mëdha të mbjella me pisha digjen edhe në këto ditë të lagështa.

Zjarrëvënia duket tërësisht e qëllimtë. Vetëm gjatë ditëve të fundit mësohet se janë shfaqur tre rënie të zjarreve në kodrat me pisha në gurroret e Urës Vajgurore, ndërkohë që Drejtoria e Pyjeve në këtë qytet është mjaftuar vetëm me fikjen e zjarreve.

Kanë qenë në fakt banorët e zonës ata të cilët sapo kanë parë flakët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses.

Pas fiksjes së flakëve nuk është kryer asnjë hetim për këtë ngjarje.

Sipas banorëve, janë punëtorët e firmave të nxjerrjes së gurit, ata të cilët për të pasur më shumë hapësira i vënë flakën kodrave duke shtuar sipërfaqet nën adiministrim.

Top Channel