SHBA, frikë nga reja radioaktive

17/03/2011 17:25

Megjithë komentet joalarmante të ekspertëve amerikanë, banorët e Kalifornisë janë frikësuar për mbërritjen e resë radioaktive.

Ata po vrapojnë të blejnë masivisht tableta jodi, si një mënyrë mbrojtjeje e përkohshme ndaj jodit radioaktiv.

Iodi i Kaliumit, i njohur ndryshe me simbolin KI, mbush gjendrat e tiroides me jod joradioaktiv, që pakëson sasinë e radioaktivitetit që gjendra e tiroides mund të thithë.

Farmacitë zakonisht nuk mbajnë Iod Kaliumi, por shumë fabrika prodhimi ilacesh kanë deklaruar se kanë shitur stoqe të tëra. Edhe qeveria amerikane ka një stok rezervë në dorë për rastet e emergjencës.

Faqja e internetit që përdoret për shitjet online, nukepills.com, ka deklaruar se përmes rrjetit Twitter ka shitur të gjitha kapsulat e KI ditën e martë.

Ajo ka marrë 3.800 porosi në 18 orë ditën e diel dhe ka dërguar 50 mijë kapsula në Tokio, me ndihmën e Shkollës së Mjekësisë së Harvardit.

Top Channel