Japonia, Obama: Nuk ka nevojë për panik

17/03/2011 21:10

Presidenti Amerikan, Barack Obama, iu drejtua pak më parë kombit, në një deklaratë në të cilën informonte për gjendjen në Japoni.

”Në këto momente të vështira jemi të gjithë pranë kombit japonez. Ekspertët dhe të gjithë qytetarët amerikanë do të ndihmojnë me të gjitha mënyrat që munden”, deklaroi Obama, i cili qetësoi publikun për rrezikun e mbërritjes së resë radioaktive deri në SHBA.

”Rrezatimet aktuale dhe një shpërthim i mundshëm do të vendosnin në rrezik jetën e atyre personave që jetojnë pranë centralit bërthamor, por nuk ka asnjë arsye për të patur frikë për pasoja edhe në shëndetin e shtetasve amerikanë.

Nivelet e radioaktivitetit me të cilat mund të përballet Hauai apo Kalifirnia, edhe duke marrë parasysh më të keqin e skenareve, do të jenë të papërfillshme”.

Obama i bëri thirrje gjithashtu shtetasve amerikanë në Japoni që të mbahen të informuar. Megjithatë, presidenti nuk qartësoi pyetjen se përse SHBA i ka bërë thirrje shtetasve të vet të qëndrojnë të paktën 80 km larg Fukushimës dhe jo 30, sa thuhet nga autoritete japoneze.

Ky kriter i vendosur nga Uashingtoni ka krijuar bindjen se Shtëpia e Bardhë di më shumë nga sa po deklaron.

Top Channel