Kryeministri japonez i drejtohet popullit

18/03/2011 13:15

Kryeministri japonez Naoto Kan ka mbajtur një fjalim para popullit në televizionin kombëtar të vendit aziatik.

“Ne do ta rindërtojmë Japoninë nga gërmadhat. Ne duhet të marrim pjesë të gjithë tek zgjidhja e situatës”, ka deklaruar Kan.

Ai është shprehur se katastrofa natyrore dhe kriza bërthamore ishin një test i madh për popullin japonez, të cilit i bëri thirrje të ruajë fuqitë.

Ndërkohë, kreu i ANEB-së, Yukiya Amano ka mbërritur më herët në Tokio, ku ka paralajmëruar se kriza në Fukushima është “një garë kundër kohës”.

“Kjo nuk është një cështje me të cilën duhet të merret vetëm Japonia, edhe popujt e tjerë të botës duhet të bashkëpunojnë me Japoninë dhe banorët në zonat e katastrofës”, ka deklaruar Amano.

Ai tha se nuk do të vizitojë impiantin Fukushima gjatë vizitës së tij aktuale, pasi grupi i tij prej 4 ekspertësh do të monitorojë radioaktivitetin në Tokio.

Top Channel