Japoni, sinjale qetësuese nga Fukushima

19/03/2011 02:40

Situata në Japoninë e goditur rëndë nga kriza bërthamore vazhdon të jetë kritike, ndërsa skuadrat e emergjencës vazhdojnë të përpiqen të mbajnë nën kontrroll situatën në centralin Fukushima.

Qeveria rriti nivelin e rrezikut nga 4 në 5 pikë, kur niveli ndërkombëtar është i një shkalle prej 7 pikësh. Niveli 5 sinjalizon një aksident me pasojë të mëdha, përfshirë këtu edhe clirimin e materilave radioaktive. 

Megjithë gjendjen kritike, disa sinjale qetësuese mbërriten nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila tha se situata në central po stabilizohet.

Përpjekjet për riaktivizimin e energjisë elektrike në reaktorin numër 2 vazhdojnë, cka do të mundësonte funksionimin e sistemit të ftohjes. Situata duket me e qendrueshme edhe në reaktorin numër 3, por jo aq sa për të menduar se më e keqja kaloi.

Ndërkohë, bilanci i viktimave të tërmetit dhe të tsunamit të një jave më parë, ka mbërritur tashmë në gati 7 mijë, ndërsa mbi 10 mijë persona të tjerë raportohen të zhdukur.      

Top Channel