Japoni, gjendet i gjallë pas 8 ditësh në rënoja

19/03/2011 10:05

Një i mbijetuar u nxorr nga rënojat sot, tetë ditë pasi Japonia u godit nga tërmeti më i fuqishëm i njohur në historinë e saj.

Një djalë i ri, Katsuharu Moriya u gjet në një gërmadhë në qytetin e Kesennumas, në provincën e Mijagit, më e goditura nga ky tërmet.

Forcat e kërkim-shpërtimit ishin duke kërkuar për trupa të pajetë, pasi pas tetë ditësh duhet një mrekulli që dikush të mbijetojë, kur papritur panë të riun që jepte shenja jete.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe në kushtet e dehidratimit, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, rreth 17 mijë persona mund të kenë humbur jetën në këtë tragjedi, pasi mbi 7 mbi janë konfirmuar të vdekur dhe 10 mijë të tjerë janë shpallur të humbur.

452 mijë persona kanë mbetur të pastrehë, ndërsa mbi një milion shtëpi nuk kanë akses ndaj ujit të pijshëm.

Top Channel