Japoni, qumështi dhe spinaqi me radioaktivitet

19/03/2011 11:55

Nivele të radioaktivitetit që janë më të mëdha se limitet e lejuara janë gjetur në qumështin e prodhuar në afrësi të centralit bërthamor të Fukushimës dhe në spinaqet e mbledhura në afërsi të prefekturës së Ibaraki.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi japonez Yukio Edano në një konferencë për shtyp.

Ai ka shtuar se autoritet po përpiqen të zbulojnë se në cilat vende të Japonisë janë dërguar sasi të këtyre prodhimeve.

Ndërkohë, skuadrat e emergjencës vazhdojnë të përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën në centralin Fukushima.

Top Channel