Japoni, riaktivizohen sistemet e ftohjes

19/03/2011 19:55

Sistemet e ftohjes të vaskave që përmbajnë materialin e djegshëm janë vënë sërish në funksion në reaktorët numër 5 dhe 6 të centralit të Fukushimës, në Japoni.

Inxhinierët kanë arritur të rindezin pompat për të garantuar furnizimin me ujë detar të vaskave, bën të ditur agjencia e lajmeve “Kyodo News”.

Ndërkohë, forcat e armatosura japoneze do të fillojnë sërish operacionet ajrore për bombardimin me ujë të reaktorit numër 4 të centralit.

Agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore ka bërë të ditur se autoritetet japoneze do të konfirmojnë vetë praninë e jodit radioaktiv në produktet ushqimore, në zonën përreth centralit.

Top Channel