Libi, NATO merr në konsideratë propozimin e BA-së

11/04/2011 11:15

NATO ka marrë në konsideratë propozimin e Bashkimit Afrikan për një armëpushim në Libi, që parashikon dhënien fund të bombardimeve të koalicionit ndërkombëtar.

Aleanca është shprehur se është pro çdo tentative për t’i dhënë fund dhunës ndaj civilëve.

“Marrim në konsideratë lajmet që lidhen me propozimin e Bashkimit Afrikan për një armëpushim”, ka theksuar zëdhënësi Oana Lungescu, në një komunikatë për mediat.

Top Channel