Libi, armëpushimi në duart e rebelëve

11/04/2011 15:10

Një delegacion i përbërë nga lidera të vendeve afrikane do të mbërrijë së shpejti në Bengazi, për t’i ofruar rebelëve një ofertë për armëpushim, i cila duket se është pranuar prej palës tjetër ndërluftuese, asaj të kolonelit Gaddafi.

Sipas informacionit të BBC-së, kryengritësit kanë premtuar se do të studiojnë ofertën, por përjashtuan çfarë do lloj marrëveshje ku parashikohet qëndrimi në pushtet i Gaddafi-t.

NATO, e cila prej disa javësh ka ndërhyrë në konfliktin dy-mujor, theksoi se një armëpushim duhet të jetë “i besueshëm dhe i vërtetueshëm”.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Fogh Rasmussen, kërkoi një “ndërprerje të plotë të dhunës dhe të sulmeve ndaj civilëve”.

Më parë, rebelët kanë kritikuar NATO-n për ndërhyrjen e kufizuar në Libi dhe për bombardimin e gabuar të dy tankeve të kryengritësve.

Top Channel