Itali, Berlusconi hedh poshtë akuzat seksuale

11/04/2011 16:00

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i cilësoi si qesharake akuzat e ngritura ndaj tij për marrëdhënie seksuale me të mitura, ndërsa u paraqit për herë të parë në një seancë të gjyqit të tij të shumëpërfolur për abuzim seksual.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Berlusconi përdori pjesëmarrjen e tij në gjykatë për të lëshuar një sulm ndaj prokurorëve të vendit, të cilët i akuzoi se po “komplotojnë kundër interesave të Italisë”.

Disa qindra mbështetës të Kryeministrit 74-vjeçar u paraqitën me banderola mbështetësve në dalje të godinës.

Berlusconi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një emigrante marokene, kur ajo nuk kishte mbushur ende 18-vjeç.

Nën betim, ai pranoi se e kishte njohur më parë vajzën e quajtur Karima El Mahroug dhe i kishte dhënë para, por e kishte bërë këtë për t’a shpërtuar nga prostitucioni.

”Ajo më tregoi një histori shumë të dhimbshme familjare dhe u preka. E ndihmova financiarisht vetëm nga keqardhja, pa i kërkuar asgjë në këmbim”, deklaroi Berlusconi, i cili në bazë të pasurisë së grumbulluar, renditet si njeriu i tretë më i pasur në Itali.

Top Channel