Shpërthimi në Minsk, vepër terroriste

12/04/2011 03:25

Një akt terrorist! Kështu e vlerësuan hetuesit sulmin e ndërmarrë në metrotë e Minskut në Bjellorusi.

Prokurori i Përgjithshëm, Andrei Shved tha se metrotë e kryeqytetit ishin nën shënjestrën e disa atentatorëve. Prokuroria nuk dha detaje të mëtjeshme, duke deklaruar se ky është rezultati paraprak i hetimeve.

11 persona gjetën vdekjen nga shpërthimi i vagonit të një treni në Bjellorusi. Presidenti vendas, Lukashenko e cilësoi aktin si burracak dhe që synon të destabilizojë vendin.

Top Channel