Veriu i Kosovës nuk është përfshirë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomisë familjare, që ka nisur prej 12 ditësh.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet kosovare, të cilat kanë deklaruar se janë në kontakt me strukturat ndërkombëtare, në përpjekje për të përfshirë edhe këtë zonë të shtetit të ri në proces.

“Në takimin e fundit të komitetit drejtues është bërë e ditur se po vazhdojnë përpjekjet me Komisionin Evropian, me UNOP-in dhe me donatorët e tjerë për t’i ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në regjistrim”, ka deklaruar ministri i Shërbimeve Publike, Mahir Yagcillar.

Ai ka shprehur bindjen e tij se, pavarësisht bojkotit të deritanishëm të procesit nga serbët që jetojnë në zonat përtej lumit Ibër, regjistrimi nuk do të dështojë.

Ministri dhe Enti kosovar i statistikave kanë saktësuar më tej se deri tani janë regjistruar 1.5 milion banorë të Kosovës.

Top Channel