Milani përgatit shkëmbimin Ibra-Ronaldo

13/04/2011 12:35

Milani është duke planifikuar një shkëmbim të bujshëm midis Ibrahimovic dhe Ronaldos në merkaton e verës, raportuan sot disa media italiane dhe spanjolle.

Pavarësisht se Cristiano konsiderohet si i pashitshëm nga madrilenët, Berlusconi dëshiron t’i bëjë një dhuratë të madhe klubit të tij për 75-vjetor dhe duket se ai ka arsye të mira për të besuar se mund të bindë Realin.

Ibrahimovic është një futbollist ku Mourinho u mbështet gjerësisht gjatë qëndrimit të tij tek Interi dhe nëpërmjet suedezit, Jose do të zgjidhte problemin e tij për një qendërsulmues “race”.

Për të bindur Ronaldon që të veshë fanellën kuqezi, Milani është i gatshëm t’a shndërrojë atë në futbollistin më të paguar të historisë, duke i ofruar një pagë prej 15 milion eurosh.

Nuk dihet nëse Barcelona do të ndërhyjë për të bllokuar këtë marrëveshje. Ibrahimovic luan në këtë sezon si i huazuar tek Milani dhe kartoni i tij do t’i kalojë kuqezinjve vetëm sezonin e ardhshëm, kur do të nisë pagimi i vlerës së 24 milion eurove me këste 3-vjeçare.

Top Channel