Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak ka deklaruar se brenda 24 prillit do të mbahet raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd, që synon zgjidhjen e problemeve të përditshme për banorët e Kosovës.

Në një diskutim në komitetin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, ai tha se për Bashkimin Evropian ndarja e Kosovës nuk është temë e bisedimeve.

“Do të jemi ambiciozë, të arsyeshëm dhe do të shkojmë përpara aq shpejt sa janë në gjendje të punojnë Beogradi dhe Prishtina”, tha Lajçak.

Ai shtoi se dy takimet e para në mars janë zhvilluar në atmosferë konstruktive.

Top Channel