Jennifer Lopez, femra më e bukur në botë

13/04/2011 20:25

Jennifer Lopez është përzgjedhur nga revista People si femra më e bukur në botë.

41-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, deklaroi se të qenit e bukur është pjesë e punës së saj.

“Kujdesem për lëkurën, bëj stërvitje dhe ha gjëra të shëndetshme në mënyrë që të dukem sa më mirë sepse kështu e do profesioni im”, u shpreh Lopez për këtë revistë.

Këngëtarja dhe aktorja latine ka rreth 2 dekada në botën e spektaklit dhe siguron që nuk është aspak e lehtë.

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se jeta ime është e lehtë. Unë nuk kam kohë dhe punoj shumë. Nuk bëhet fjalë që unë të shtrihem dhe të shoh e qetë TV”, shtoi bashkëshortja e këngëtarit Marc Anthony.

Top Channel