Përplasja Boshtinaru-Topalli edhe në PE

14/04/2011 14:15

Ashtu siç ishte parashikuar, Viktor Boshtinaru ishte i pari qe mori fjalen ne konferencen dyditore per Ballkanin që u mbajt ne sallen plenare te legjislativit europian, duke ngritur çeshtjen e akuzave te kryetares se Kuvendit shqiptar, Jozefina Topalli, ndaj tij.

Ne salle ishin te pranishem kreret me te larte te institucioneve europiane, si dhe parlamentare nga vende anetare te BE-se dhe Ballkanit, perveç serbeve, boshnjakeve dhe atyre nga Maqedonia.

Victor Boshtinaru, zv-kryetar i delegacionit per Ballkanin ne PE:

“President i Parlamentit Europian, president i Komisionit Europian, kryeministri Orban, dua ta nis me nje pike te shkurter te rregullores. Siç e dini presidenti Buzek, me 7 mars, une ju kam informuar per nje deklarate kunder meje, anetar i Parlamentit Europian dhe zevendeskryetar i Delegacionit per Ballkanin Perendimor, nga Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit te Shqiperise, e cila ndodhet ketu sot.

Zonja Topalli me akuzoi me 14 shkurt ne Kuvendin e Shqiperise, duke folur nga pozicioni i saj si kryetare Kuvendi e duke me trajtuar si racist, anti-shqiptar dhe i korruptuar. Ajo shtoi edhe se une paskam luftuar kunder regjimit te lire te vizave per Shqiperine. Deklarata e znj Topalli eshte e pabazuar ne fakte, prandaj dhe eshte e rende dhe e papranueshme. Dhe nuk me ofendon vetem mua dhe dinjititetin tim por edhe institucionet, vete Parlamentin Europian. Siç e dini zoti president, konferenca e kryetareve e diskutoi thelle kete çeshtje rreth nje muaj me pare. Une jam gjithashtu i informuar se ju z. president nga pozita juaj me e larte ne krye te Parlamentit Europian, u perpoqet disa here, nepermjet kanaleve diplomatike dhe atyre jo diplomatike ta bindni znj Topalli te rrezoje akuzat e saj. Une nuk dua qe ta kthejme kete teme ne nje debat, pasi do te ishte e padobishme meqe sot jemi te fokusuar ne nje çeshtje shume te rendesishme per Bashkimin Europian, e per kontinentin tone ne teresi. Por desha vetem te theksoja kete gje ne nje takim te nje niveli kaq te rendesishem. Ju faleminderit!”

Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë:

“Ju faleminderit shume z. president. Ne te vertete une jam plotesisht dakord me zotin Boshtinari kur thote se jane krejtesisht te padobishme te gjitha ato qe tha ai. Por, ketu nuk kemi te bejme me nje incident Topalli-Boshtinari. Por ka nje propozim te Boshtinarit per t’i bllokuar shqiptaret, pa asnje arsye, qe te perfitojne nga levizja e lire, per t’ju imponuar atyre serish ‘Murin e Berlinit’. Dhe ne mes te 3.2 milione shqiptareve jam une, Jozefina Topalli, qe e konsiderova per te ardhur keq kete propozim anti-shqiptar, racist, te ulet dhe te motivuar nga interesa te uleta. Une nenvizoj se nje propozim i tille, ‘alla Caushesku’, eshte qartesisht i sponsorizuar nga qarqet anti-shqiptare. Ky eshte realiteti. Nese çdokush ofendohet nga realiteti, atehere falsiteti nuk i perket as realitetit, as 3.2 milione shqiptareve dhe aq me pak Xhozefina Topallit. Ju faleminderit shume!”.

Perveç ketij incidenti, gjate fjales se saj, Jozefina Topalli foli per faktin se Shqiperia beri reforma te rendesishme per tu anetaresuar ne NATO, se rritja ekonomike ka qene e larte dhe borxhi eshte ulur, si dhe se vendi duhet te jete modeli per bashkejetesen e kater komuniteteve fetare, sic eshte rasti ne Shqiperi.

Kryetarja e Kuvendit mori pjese ne kete konference vetem diten e dyte, ate te debateve me kreret e tre institucioneve me te rendesishme ne Bruksel, nderkohe qe sipas burimeve nga zyra e presidentit Buzek, takimi i parashikuar kete mengjes me kryetaren Topalli u anulua, ndersa zyra e Kukan rrefeu per TCH se nuk u kerkua takim nga Zonja Topalli, megjithese do te kishin dashur qe te bisedonin me te.

Pergatiti: Arta Tozaj

Top Channel