Itali, Berlusconi nuk do të rikandidojë

14/04/2011 15:05

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, komunikoi sot vendimin e tij për të mos rikandiduar për një mandat të dytë në vitin 2013.

Sipas 74-vjeçarit, ai do të përdorë dy vitet e fundit të jetës së tij në politikë për të ndërmarrë një reformë të thellë gjyqësore dhe ekonomike.

Në fjalën e tij në takimin e mbyllur me gazetarët, Berlusconi hodhi poshtë edhe mundësinë që të kërkojë postin e presidentit, ndërsa la të kuptohej se 40-vjeçari Angelo Alfano, aktualisht Ministër Drejtësie, do t’a pasojë në rolin e liderit të partisë.

Aktualisht, Kryeministri është përfshirë në katër beteja gjyqësore, pasi mbi të rëndojnë disa akuza si evazioni fiskal, shpërdorimi i detyrës dhe marrëdhënie seksuale me të mitura.

Berlusconi u shndërrua për herë të parë në Kryeministër të Italisë në vitin 1994. Gjithashtu pronar i rrjetit “Mediaset” apo klubit të futbollit Milan, ai është një prej njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri që vlerësohet në nëntë miliardë dollarë.

Top Channel