NATO kërkon më shumë avionë ndaj Libisë

14/04/2011 18:25

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Anders Fogh Rasmussen, deklaroi përpara Ministrave të Jashtëm të Aleancës se duhen më shumë avionë për të përmbushur me sukses misionin e nisur në Libi.

Ndonëse asnjë shtet nuk ofroi të vinte në dispozicion më shumë avionë në takimin e Berlinit, Rasmussen u shpreh optimist për plotësimin e kërkesës së tij.

”NATO do të vazhdojë sulmet ditë pas dite për të dobësuar forcat e kolonelit Muammar Gaddafi”, theksoi Rasmussen.

Britania dhe Franca janë përpjekur të shtyjnë vendet e NATO-s në një pjesëmarrje më të madhe në Libi, por plani i tyre i përbashkët është përballur me kundërshtimin e fortë të disa shteteve të tjera antare.

Rebelët kanë shprehur më parë pakënaqësinë e tyre, për ndërhyrjen e kufizuar të aleancës, e cila sipas tyre, nuk është në gjendje që për momentin t’i japë një goditje serioze Gaddafi-t.

Top Channel