Topalli, fushatë në Rrëshen e Rubik

14/04/2011 19:50

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli gjatë turit të saj elektoral në Rrëshen dhe Rubik u shpreh se kur demokratët vendosin një objektiv e arrijnë atë.

Gjatë hapjes së fushatës në Rrëshen, duke prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të Aleancës për Qytetarin, Gjon Dedaj, Topalli u shpreh se në katër vitet e fundit Mirdita ka marrë një zhvillim të madh socialekonomik.

“Në bashkinë tuaj gjatë këtyre viteve janë investuar me miliona euro. Gjon Deda i ka mundësuar këto. Është një rrugë që vlen dhe shkon në 20 milionë euro dhe kjo është njëra prej tyre, qeveria Berisha do të vazhdojë me investime të tjera”, ka deklaruar Topalli.

Ndërsa në Rubik, zonja Topalli ka prezantuar kandidatin e koalicionit të mazhorancës, i zgjedhur nga Partia Demokratike, Mark Rucin.

Top Channel