Japoni, kompensim familjeve të dëmtuara

15/04/2011 09:50

Qeveria japoneze ka urdhëruar operatorin e centralit bërthamor të dëmtuar nga tërmeti i muajit të kaluar që t’u paguajë dëmshpërblim familjeve të prekura nga radioaktiviteti.

Rreth 48 mijë familje që jetojnë rreth 30 kilometra larg centralit të Fukushimës do të marrin një ndihmë ekonomike.

Kompensimi parashikohet të jetë i përkohshëm, por më shumë detaje për të do të jepen në orët e mëvonshme. Operatori i centralit, Tepco, vazhdon të përpiqet për të rikthyer në normalitet impiantin bërthamor.

“Kompania në fjalë do të bëjë një pagesë të shpejtë dhe urgjente në mënyrë që të kompensojë humbjet e pësuara nga evakuimi dhe urdhërat për të qëndruar brenda shtëpive”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Yukio Edano.

“Thelbi i idesë është që një familje të marrë 1 milion jen (12 mijë dollarë). Mendojmë se një pagesë e tillë është e mjaftueshme si një pagesë e përkohshme”, ka shtuar ai.

Top Channel