Nis numërimi në Kukës e Has, incidente në Skrapar

09/05/2011 00:00

Sipas raportimeve që vijnë nga gazetarët e Top Channel, ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit në Has dhe në Kukës.

Ndërkohë, në Skrapar është regjistruar një incident ku ekipi i xhirimit të Top Channel, gazetarja Mimoza Sinanaj dhe operatori është sulmuar. Në qendra të votimit në këtë qytet janë parë persona të votojnë për më shumë se një herë.

Në zonë ndodhen edhe përfaqësues të lartë të partive politike. Përkatësisht Fidel Ylli, deputet i Partisë Socialiste dhe Nasip Naço, deputet i LSI-së dhe Ministër i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës.

Top Channel