Nis numërimi në Elbasan

09/05/2011 00:40

Ka nisur procesi i numërimti të fletëve të votimit për Bashkinë e Elbasanit.

Sipas gazetarit të Top Channel dorëzimi i materialeve zgjedhore ka vijuar mëse normalisht në KZAZ-në për qytetin e Elbasanit, ku ka nisur edhe numërimi, ndërsa për rrethinat procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore për në KZAZ-në tjetër të numërimit, atë të rrethinave të rrethit të Elbasanit, ka vijuar më ngadalë.

Numërimi ka nisur edhe në Bilisht e në Korcë, ndërsa në Lezhë pritet nisja për pak minuta.

Top Channel