Fier, vonesa në numërim, kryeson Zeqo

09/05/2011 09:00

Pas numërimit të 13 kutive në Fier, kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Baftjar Zeqo ka 855 vota më shumë se Ilir Bele, kandidati i “Aleancës për qytetarin”.

Ndërkohë nuk ka nisur ende proçesi në dy KZAZ për komunat dhe dy bashkitë e tjera të këtij qarku për shkak të dorëzimit me vonesë të kutive.

Në KZAZ-në e Mallakastrës, “Aleanca për të ardhmen” kryeson 33 vota ndaj kandidatit të “Aleancës për qytetarin”.

Top Channel