Vijon procesi i numerimit

09/05/2011 10:55

Në Bashkinë e Vlorës nga numërimi i deritanishëm i votave kandidati i Aleancës për të Ardhmen Shpëtim Gjika kryeson me 4777 vota, nga 3785 që ka marrë kandidati i Aleancës për Qytetarin Ardian Kollozi.

Po ashtu mbërrijnë informacione të tjera nga Saranda, ku mësohet se Stefan Cipa i PS-së kryeson me 3811 vota nga 1270 që ka 2564 që ka marrë Edmond Gjoka.

Ndërkohë në Polican Adriatik Zotka i PS-së ka marrë 1347 vota, ndërsa kandidati i PD-së Edmond Gjoka ka marrë 2564 vota,.

Në Rrëshen është mbyllur numërimi dhe Ndue Kola kryeson me 3214 vota ndaj kandidatit tjetër Gjon Deda 2416  

Në Lezhe, kryeson kandidati i LSi Viktor Tushe i LSI me 250 vota më tepër se rivali i tij socialist Gjok Jaku.

Në Gjirokastër kandidati i Partisë Socialiste Flamur Bime ka marrë 1941 vota, ndërsa kundërshtari i tij GenciSinojmeri ka marrë 1477 vota.

Perfundon numerimi ne disa bashki

Në Tepelenë ka fituar kandidati i PS-së, Tërmet Teci me 1741 vota, ndaj Reshat Zike të LZHK-së me 1188 dhe atij të PD që mori 750 vota.

Në Peqin, kandidati i “Aleancës për qytetarin” Ilir Rrushi u shpall fitues i bashkisë, me 2760 vota, ndaj Naim Teqjes së PS-së që mori 908.

Në Ersekë fitoi kandidati i PS-së Ali Llaku me 1546 vota, ndaj 1332 votave të kandidatit të PD-së.

Në Delvinë, përfundon numërimi i votave, shpallet fitues kandidati i PD-së.

Në Berat, përfundoi numërimi në komunën Otllak ku fitoi kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së.

Ndërsa në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj.

Top Channel