Kukës, vijon numërimi

09/05/2011 12:20

Procesi i numerimit në KZAZ-në numër 34 në Kukës ka filluar rreth ores 03:00 te mengjesit. Per nje ore e gjysem jane numeruar
votat e gjashte kutive per kandidat bashkie.

Nga totali prej 3412, 1882 i ka fituar kandidati i Aleances per Qytetarin ndërsa kandidati i Aleancës për të Ardhmen ka marrë 1252 vota.

Aktualisht po numërohen votat në gjashtë kutitë e votimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit. Procesi i numërimit pritet të zgjasë pasi për anëtarë këshilli nga 38 subjekte që konkurojnë në bashkinë e Kukësit garojnë rreth 1000 kandidate.

Interesi i tyre eshte i madh per kete arsye ka nje dyndje te madhe dhe kjo po e pengon vazhdimesine e procesit dhe po e ngadaleson, deri ne mbremje mund te mbarojme bashkine e Kukesit e cila ka 18 qendra votimi dhe pastaj do te mund te kemi nje pushim, njesia e dyte per te cilen pritet te fillojë numerimi eshte komuna Bicaj me gjithsej 4. 180 votues.

Top Channel