Numërimi, bllokime në Tiranë e Fier

09/05/2011 19:25

Është bllokuar procesi i numërimit në KZAZ-në numër 47 në Tiranë, që përfshihet në njësinë bashkiake numër 3.

Deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se janë komisionerët socialistë ata që nuk pranojnë të vazhdojnë procesin.

Mësohet se këta të fundit pretendojnë për një parregullësi gjatë numërimit të një kutie.

Ndërkohë, në njësinë numër 18 në qytetin e Fierit, numërimi nuk ka nisur ende pasi komisionerët kishin marrë një pushim prej 30 minutash.

Top Channel