Vlorë, vazhdon procesi i numërimit

09/05/2011 20:45

Në qytetin e Vlorës, procesi i votimit vazhdon normalisht, i qetë dhe pa incidente.

Për 27 qendra votimi kanë përfunduar procesverbalet.

Sekretari i KZAZ-së numër 61 shprehet se ka transmetuar online qendrën 44-65 tek KQZ-ja.

Për 2 kandidatët e qytetit bregdetar gjendja është e tillë: Kollozi 6544 vota dhe Gjika 7983 vota të vlefshme.

Nuk ka pasur asnjë problem, përveç ndonjë defekti të vogël. Procesi po vazhdon normalisht.

Top Channel