Korçë, ndërpritet numërimi

09/05/2011 20:55

Në qytetin e Korçës, kryeson Niko Peleshi, por procesi i numërimit të votave është ndërprerë.

15 orë pas fillimit ka përfunduar numërimi i 20 qendrave dhe ritmi ka ndaluar, pasi komisionerët janë të lodhur.

Peleshi ka grumbulluar deri tani 5522 vota, ndërsa për Manon kanë votuar 4359 persona.

Në Pogradec është numëruar më shumë se gjysma e kutive dhe kryeson kandidati i PD, Artan Shkëmbi, ndaj Luan Topçiut.

Top Channel