Ndoka dhe Idrizi kritikojnë procesin e numërimit

09/05/2011 21:50

Nard Ndoka, kryetari i PDK-së, u shpreh në lidhje me vonesën në procesin e numërimit në Durrës se Rama dhe Berisha nuk duhet të përsërisin 28 Qershorin.

“PD dhe PS nxjerrin jashtë procesit të numërimit vëzhguesit në Durrës. Rama e berisha të mos përsërisin 28 qershorin”, u shpreh Ndoka.

Edhe Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, deklaroi se problemi i proceseve zgjedhore është numërimi i fletëve.

“Gjithmonë problemi i vërtetë ka qenë tek numërimi. Ky lloj numërimi vjen nga marrëveshjet e partive të mëdha. Nuk mund të vazhdohet kështu, kemi një proces çnjerëzor”, theksoi Idrizi.

Top Channel