Klosi: Të shqetësuar për numërimin

09/05/2011 22:00

Deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Blendi Klosi ka shprehur shqetësimin e tij për procesin e numërimit, që sipas tij është ende në fillim.

“Janë numëruar 17 nga 165 qendra votimi. Pas një mbledhjeje të strukturave të PD, jemi në një moment sikur procesi ka mbaruar dhe jo sikur pritet rezultati”, ka deklaruar Klosi.

Sipas tij, numërimi po shtyhet qëllimisht nga PD, e cila synon të deformojë fatin e këtyre zgjedhjeve të fituara tashmë nga PS.

“Kemi një rezultat pozitiv të PS, por ka tentativa për manipulim. Po shtyhet numërimi për qëllime manipulimi. Kërkojmë ndërhyrje nga KQZ”, ka pohuar Klosi.

Top Channel