Erjon Braçe: Basha gënjen!

09/05/2011 22:45

Erjon Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, paraqiti rezultatet e deritanishme të numërimit të votave në Tiranë, në një dalje për mediat para pak minutash.

“Basha tha se ka fituar në qendrat në të cilat PS-ja ka qenë favorite. Kjo është gënjeshtër. Këto janë rezultatet deri tani: Rama ka grumbulluar 28674 vota ndërsa Basha ka marrë 26709. Pra, kemi një diferencëprej 1965 votash në favor të Edi Ramës.

“Kjo diferencë vazhdon të thellohet. Basha dhe Ristani sapo kanë bllokuar qendrën e numërimit të votave në njësinë 5. U bëj thirrje qytetarëve të mbrojnë votën e tyre”, shtoi Braçe.

Top Channel