Tiranë, ndërpritet numërimi në KZAZ-në 49

09/05/2011 23:00

Në KZAZ-në numër 49, të njësisë bashkiake numër 5 të kryeqytetit, procesi i numërimit është ndërprerë për të rifilluar nesër në orën 8 të mëngjesit.

Vendimi për ndërprerjen është marrë nga komisionerët e PD, të cilët në këtë njësi gëzojnë shumicën në radhët e komisionerëve.

Nga numërimet e deritanishme rezultatet janë këto: Edi Rama 4404 vota, Lulzim Basha 3037 vota, me një diferencë prej 1367 votash në favor të kreut të PS.

Nënkryetari socialist i KZAZ-së ka deklaruar se ndërprerja e procesit ka qenë e panevojshme, pasi sipas tij komisionerët e lodhur mund të zëvendësoheshin.

“Nuk kishte ndonjë tejlodhje. Nëse disa anëtarë ndihen të lodhur mund të shkojnë të pushojnë, ndërsa të tjerët të vazhdojnë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, në të njëjtën KZAZ do të vazhdojë numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak.

Top Channel