KQZ: Të rinisë numërimi në Tiranë

10/05/2011 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim në lidhje me bllokimin e procesit të numërimit në dy qendra numërimi këtu në Tiranë.

Procesi numëritmi ishte ndëprerë në KZAZ-në e njësisë 8 dhe në KZAZ-në e njësisë 5.

KQZ vendosi unanimisht që brenda orës 23 në KZAZ-në e njësisë 8 të rinisë numërimi dhe brenda orës 01:00 të së martës të rinisë numërimi në KZAZ-në numër 5.

Burime nga administrata e KQZ-së, njoftojnë se rinisja e numërimit ka nisur në KZAZ-në numër 52 në njësinë numër 8, ndërsa në KZAZ-në e njësisë numër 5 pritet të rinisë numërimi në minutat në vijim.

Top Channel